Thursday , July 9 2020
Home / Lajme / Kosove / Këngëtari kinez censurohet për shkak të ngjashmërisë me presidentin

Këngëtari kinez censurohet për shkak të ngjashmërisë me presidentin

Një këngëtar i famshëm i operës në Kinë është censuruar rregullisht në internet për shkak të ngjashmërisë së madhe në fytyrë me presidentin e këtij shteti, Xi Jinping.

Liu Keqing, 63 vjeç, është përballur me
bllokim të llogarisë në rrjetin social Douyin disa herë për shkak të ngjashmërisë
me presidentin kinez, kanë raportuar disa medie kineze.

Kina është kritikuar për mbrojtjen e madhe që
ia bën figurës së presidentit Jinping pasi ky shtet më parë e ka censuruar një
figurë të animuar kur përdoruesit e internetit kishin filluar ta krahasonin atë
me kreun e shtetit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Këngëtari kinez që jeton në Berlin ka ofruar këshilla
për këtë profesion përmes llogarisë së bllokuar që nga viti i kaluar. Në këtë
rrjet, këngëtari Keqing i kishte 41,000 ndjekës.

Ai në maj e kishte publikuar një video ku
pretendonte se llogaria e tij në Douyin është censuruar me arsyetimin se ka bërë
shkelje të imazhit.

Keqing tha se i ka dorëzuar materialet e
identifikimit dhe është duke pritur për aprovim të llogarisë. Për më tepër, ai
shtoi se llogaria i është bllokuar tri herë.

The post Këngëtari kinez censurohet për shkak të ngjashmërisë me presidentin appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *