Friday , July 10 2020
Home / Sport / Kukësi mposht Bylisin me penallti, Teuta i jep “leksion” Vllaznisë

Kukësi mposht Bylisin me penallti, Teuta i jep “leksion” Vllaznisë

Kukësi ka arritur një fitore të vështirë 1-0 kundër Bylisit, në ”Elbasan Arena”.

Kështu skuadra ka siguruar pozicionin e tij, duke iu afruar përkohësisht Tiranës. Kukësi fitoi me golin e 21-të të Vasil Shkurtajt, e marrë pas një penalltie.

Nga ana tjetër zhgënjim për Vllazninë, që brenda pak ditësh mori humbjen e dytë përballë Teutës. Këtë herë shkodranët u mposhtën 0-3 në “Loro Boriçi” e duhet të shtrëngojnë rripat në ndeshjet e mbetura të sezonit për të shmangur play out-in.

Vllaznia e rriti presionin në fushën kundërshtare në pjesën e dytë, por mori një tjetër goditje të rëndë në minutën e 83-të, kur Emiliano Vila i çoi shifrat 0-2, ndërsa dy minuta më vonë Aleksi shndërroi në gol penalltinë e dytë të fituar nga Teuta në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Teuta ka kaluar përkohësisht në vendin e tretë, ndërkohë që shkodranët përfundojnë në vendin e 8-të./Opinion.al

Check Also

Emrat/ Dy lojtarë të Partizanit infektohen me koronavirus

Dy lojtarë të Partizanit janë konfirmuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *