Friday , July 10 2020
Home / Lajme / Maska e detyrueshme kur distancimi fizik është i pamundur – ALSAT-M

Maska e detyrueshme kur distancimi fizik është i pamundur – ALSAT-M


Organizata Botërore e Shëndetit lëshoi sot ??udhëzime të reja në lidhje me maskat duke këshilluar përdorimin e saj kur ka një transmetim të gjerë të koronavirusit të ri dhe kur distancimi fizik është i vështirë për t’u mbajtur.

“Duke patur parasysh evolucionin e të dhënave, OBSH-ja i këshillon qeveritë të inkurajojnë publikun e gjerë që të përdorë maska, ??kur transmetimi është i përhapur dhe distancimi fizik është i pamundur”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp.

“Së dyti, ne rekomandojmë që personat e moshës 60 vjeç e sipër ose ata që vuajnë nga probleme mjekësore para-ekzistuese, të mbajnë një maskë, në situatat kur distancimi fizik nuk është i mundur”, shtoi ai.

Ghebreyesus vuri në dukje se udhëzimet e reja u zhvilluan pas ekzaminimit të të dhënave në dispozicion dhe këshillimeve me shumë ekspertë e grupe të shoqërisë civile.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *