Thursday , July 9 2020
Home / Lajme / Prokuroria Speciale prej sot shkon në histori – ALSAT-M

Prokuroria Speciale prej sot shkon në histori – ALSAT-M


Kur u formua, ajo i hapi pothuajse të gjitha dyert e mbyllura të institucioneve deri atëherë. Që nga sot, Prokuroria Speciale ka mbyllur dyert e saj. Ky institucion nuk ekziston më pasi u shfuqizua me Ligjin e ri të Prokurorisë Publike, por ish-prokurorët specialë thonë se lufta për drejtësi nuk është ndalur.

“…Si dhe në çfarë mënyre do ta shfrytëzojmë ne atë, varet nga të gjithë ne prokurorët. Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri, nuk përfundon as lufta për drejtësi, e as jeta përfundon këtu”- deklaroi Fatime Fetai, prokurore.

“Për mua PSP ishte simbol i luftës për ideale, luftës për drejtësi, integritet, ardhmëri më të mirë, luftë kundër keqpërdorimit të sistemit, të më të dobëtëve, të varurve, luftë kundër pandëshkueshmërisë.- pohoi Lençe Ristovska, prokurore.

“Titanik” ishte rasti i parë i publikuar nga PSP-ja. Ishte në shkurt të vitit 2016. Më pas kishte mbi 20 aktpadi, kryesisht kundër njerëzve të pushtetit të mëparshëm. Me aktpadi të PSP-së, ish kryeministri, ndërsa tani azilanti politik në Hungari, Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg për Mercedesin.  Rënia e Speciales filloi vitin e kaluar, me mendimin parimor juridik të Gjykatës Supreme dhe ngrirjen e lëndëve për të cilat akuza u ngritën pas mbarimit të mandatit për këtë. Reputacioni dhe integriteti i Prokurorisë përjetoi tronditje pas arrestimit të Katica Janevës, për shkak të përfshirjes në rastin “Reketi”, ku u dënua me 7 vite burg. Paraprakisht, prokuroria e rregullt nga PSP mori 170 lëndë, aktvendime, aktakuza dhe hetime.

“Me mbylljen e PSP-së, të punësuarit mbeten pa punë. Prokurori republikan Joveski këtë e arsyeton, pasi ata kanë qenë të punësuar në kohë të papërcaktuar pune”.

Igor Stefanovski

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *