Friday , July 10 2020
Home / Sport / RTSH siguron të drejtën televizive të Ligës së Kampionëve për tre vite

RTSH siguron të drejtën televizive të Ligës së Kampionëve për tre vite

Sport


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Radio Televizioni publik Shqiptar ka fituar të drejtat e transmetimit televiziv të Ligës së Kampionëve.

Për tre sezone radhazi, kompeticioni më i rëndësishëm i klubeve në Europë do të transmetohet në RTSH, pa pagesë.

Lajmi u dha nga vetë RTSH-ja në faqen e tij zyrtare.

Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji Gusht i vitit të ardhshëm”, njofton RTSH.

Ndër të tjera ata theksojnë se për të realizuar këtë projekt është “bërë një sakrificë të madhe financiare”. /Opinion.al

Check Also

Emrat/ Dy lojtarë të Partizanit infektohen me koronavirus

Dy lojtarë të Partizanit janë konfirmuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *