Thursday , July 9 2020
Home / Lajme / Soreca dhe Kim tek kreu i ri i KED:Kushtetuesja, kusht për bisedimet me BE

Soreca dhe Kim tek kreu i ri i KED:Kushtetuesja, kusht për bisedimet me BE

Largimi i Ardian Dvoranit nga KED duket se nuk e ka bllokuar punën e këtij institucioni në procesin e zgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Ngritja e saj është një nga çështjet kryesore të cilat priten të zgjidhen dhe një gjë e tillë u nënvizua në kërkesat e Parlamentit Europian si dhe opinionin e Komisionit të Venecias.

Sipas ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, opinioni i Komisionit të Venecias është “mundësi për tu dakordësuar se si të përparohet për të siguruar funksionimin” e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadori i Bashkimit Europian, bashkë me homologen e tij amerikane, Yuri Kim, u takuan këtë të martë me Vitore Tushën, nënkryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që tani do të marrë drejtimin e mbedhjeve pas largimit të Ardian Dvoranit.

Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është kusht kyç për bisedimet e pranimit në BE, si dhe për demokraci dhe stabilitet në Shqipëri. Roli i KED për ta vënë me shpejtësi në lëvizje procesin është thelbësor. Presim vlerësim të shpejtë dhe renditjen e kandidatëve për tre vendet e lira në GjK. Opinioni i Komisionit të Venecias është mundësi për tu dakordësuar se si të përparohet për të siguruar funksionimin e GjK, që është i vetmi institucion që mund të interpretojë Kushtetutën & vendosë për konfliktet kushtetuese. Fryma e reformës në drejtësi ka të bëjë, para së gjithash, me vetëqeverisjen & pavarësinë. KED është krijuar për këtë qëllim & renditja & vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur. Roli i KED 2020 është që të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij, si dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë te procesi dhe vendimet. BE qëndron përkrah Shqipërisë dhe të ardhmes së saj si anëtare e BE-së.”, shkroi Soreca në Twitter.

Ambasadorja Kim tha se SHBA do të mbështesë të gjithë ata që kanë kaluar vetingun. “Respekt për gjykatësen Tusha për vendosmërinë e saj për të zbatuar reformën në drejtësi. Shtetet e Bashkuara mbështesin fort atë dhe gjykatësit e prokurorët e tjerë që kanë kaluar vetingun. Ka ardhur koha që institucionet të tregojnë pavarësi dhe integritet”, shkroi ajo në Twitter.

Takimi i dy ambasadorëve me kreun e ri të KED, vjen pas kritikave që Komisioni i Venecias shprehu në opinionin e tij për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Ndër të tjera Venecia shprehej se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi “nuk funksionoi në mënyrë transparente” dhe se me dërgimin e listave jo në një kohë tek Presidenti dhe Kuvendi “shkaktoi incidentin e madh procedural”.

Po ditën e sotme, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta kanë zhvilluar një takim me kërkesë të këtij të fundit. Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre. Kryeparlamentari Ruçi theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura. /Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *