Friday , July 10 2020
Home / Lajme / Kosove / Të rinjtë pro pe?rfshirjes së le?nde?s pe?r afte?si pe?r jete? ne? shkollë te? mesme

Të rinjtë pro pe?rfshirjes së le?nde?s pe?r afte?si pe?r jete? ne? shkollë te? mesme

Organizata YMCA dhe SIT, kanë prezantuar rezultatet e hulumtimit të bërë në Ballkanin Perëndimor mbi përfshirjen e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme.

Rron Rama vullnetar i klubit “Bonu burrë”, tha se në Kosovë janë intervistuar rreth 700 të rinj ku iu është bërë pyetja se a është e nevojshme lënda aftësi për jetë.

Ai tha se 99% e të rinjve kanë qenë pro që kjo lëndë të futet në shkollë.

“Këtë aktivitet që e kemi bë është paraqitja e hulumtimit i komplet Ballkanit Perëndimor dhe në Kosovë janë intervistuar rreth 700 të rinj dhe ju është bërë pyetja se a është e nevojshme të inkuadrohet lënda aftësi për jetë në kurrikulën e shkollës  dhe prej 700 të rinjve ka pas numër tash që ta shtyjnë përpara këtë iniciativ”.

“Ky hulumtim u bë në vitin 2019, por për shkak të situatës së ndodhi tash është publikuar. Ka pas shumë interesim prej të rinjve dhe ata kanë treguar se 99% e tyre kanë qenë pro që kjo lëndë të jetë në kurrikulën e shkollës dhe ne e kemi për synim barazinë gjinore, para ndalimin e dhunës, ekstremizmit dhe radikalizmit”.

The post Të rinjtë pro pe?rfshirjes së le?nde?s pe?r afte?si pe?r jete? ne? shkollë te? mesme appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *