Friday , July 10 2020
Home / Sport / Tre lojtarë të infektuar me Covid-19 tek PSG

Tre lojtarë të infektuar me Covid-19 tek PSG

Sport


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Koronavirusi vijon të përhapet dhe në futboll. Mësohet se tre lojtarë dhe një anëtar i stafit të Paris Saint-Germain kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Lajmi për infektimin e lojtarëve është konfirmuar nga nga klubi francez, i cili mori titullin kampionë që në muajin prill, pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë së COVID-19.

PSG do të rikthehet në stërvitje ditën e enjte për t’u përgatitur për finalen e Kupës së Francës ndaj Saint-Etienne më 24 korrik dhe Kupës së Ligës ndaj Lyon më 31 korrik.

Sipas njoftimit, 3 lojtarët, të cilëve nuk u bëhet publik emri, janë asimptomatikë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Ata janë vendosur menjëherë në karantinë./ Opinion.al

Check Also

Emrat/ Dy lojtarë të Partizanit infektohen me koronavirus

Dy lojtarë të Partizanit janë konfirmuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *