Friday , July 10 2020
Home / Sport / VIDEO/ Gjimshiti feston me gol rikthimin në fushë

VIDEO/ Gjimshiti feston me gol rikthimin në fushë

Sport


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë të Atalantës pas rikthimit të Seria A.

Bergamaskët luajnë sot kundër Sasuolos në stadiumin e boshatisur.

Megjithatë ata duket se nuk e kanë humbur aspak formën e tyre që i ka shoqëruar gjatë sezonit por edhe në Champions League.

Një goditje nga këndi në minutën e 16 përfundoi në kokën e Kaldaras. Ky i fundit e rifuti topin në zonë ku mbrojtësi shqiptar gjeti hapsirën mes kundërshtarëve dhe e dërgoi  atë në rrjetë.

Gjimshiti ka qenë një nga lojtarët kyç të Atalantës në një sezon ku skuadra është lavdëruar ndërkombtarisht për lojën e bukur sulmuese që ka dhuruar në fushë. /Opinion.al

Check Also

Emrat/ Dy lojtarë të Partizanit infektohen me koronavirus

Dy lojtarë të Partizanit janë konfirmuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *