Friday , July 10 2020
Home / Lajme / Kosove / Austria vendos karantinë 14-ditore për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

Austria vendos karantinë 14-ditore për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

Austria ka lëshuar paralajmërim për udhëtime për vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Vendimi i ri i Austrisë është goditje e rëndë
për Serbinë dhe Malin e Zi, që nga BE-ja të martën ishin vendosur në listën e
vendeve të sigurta, me të cilat lejohen udhëtimet normalisht, shkruan
“Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Jashtme e Austrisë njoftoi se
paralajmërimet për udhëtime, që nënkuptojnë se udhëtarët që vijnë nga vendet e
Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë ose ta tregojnë
testin se janë negativë për koronavirus, do të vlejnë edhe për Shqipërinë,
Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.

“Ne po reagojmë ndaj rrethanave, jo vetëm
ndaj situatës në këto shtete por edhe për faktin se ne po shohim, për shembull
në Kroaci dhe Slloveni, rritje të numrit të njerëzve që kthehen nga udhëtimet në
Ballkanin Perëndimor”, tha Schallenberg.

Numri i infeksioneve në Ballkanin Perëndimor është
rritur në masë të konsiderueshme muajin e kaluar, ndonëse rajoni në përgjithësi
ka regjistruar më pak raste se pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore.

The post Austria vendos karantinë 14-ditore për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *