Friday , July 10 2020
Home / Teknologji / Ja sesi të fshini disa postime njëherazi në Facebook

Ja sesi të fshini disa postime njëherazi në Facebook

Budallenj kemi qenë të gjithë dikur prandaj nuk është turp të kemi me dhjetëra postime në Facebook të cilat nuk do të kishim dashur që ti kishim publikuar. Normalisht nuk do të dëshironim që të tjerët ti shohin dhe për këtë rrjeti social Facebook ofron mundësinë për ti fshirë në grup.

Përpara se të fillojmë, funksionaliteti i fshirjes së disa postimeve njëherazi është i disponueshëm vetëm në aplikacionet mobile Android, iOS dhe Lite. Prandaj sigurohuni të keni njërin prej tyre përpara se të fillojmë.

Procedura është e thjeshtë dhe e ngjashme për të tre aplikacionet:

  1. Hapni Facebook në telefon
  2. Shkoni në profilin tuaj dhe shtypni menunë me tre pika
  3. Shkoni në Activity Log – Manage Activity dhe shtypni mbi dritaren që hapet ku thuhet Your Posts
  4. Sapo të shikoni listën e postimeve mund të përzgjidhni postimet që dëshironi të arkivoni ose të fshini

Të gjitha postimet e fshira ose të arkivuara shfaqen si etiketa në seksionin Your Posts. Facebook do të mbajë postimet për 30 ditë në kosh në rast se keni fshirë ndonjë prej tyre gabimisht dhe dëshironi ta riktheni. /PCWorld Albanian

The post Ja sesi të fshini disa postime njëherazi në Facebook appeared first on PCWorld Albanian.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Samsung do të bëjë një gjë për të cilën Apple urrehet shumë

Kur spekulimet filluan se Apple nuk do të përfshinte një karikues e as kufje në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *