Thursday , July 9 2020
Home / Lajme / Zero tolerancë për mosrespektimin e masave/ Pezullim aktiviteti dhe gjoba

Zero tolerancë për mosrespektimin e masave/ Pezullim aktiviteti dhe gjoba

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor njoftoi se ka kryer mbi 93 mijë inspektime në biznese dhe institucione publike për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID19.

Gjatë periudhës së epidemisë janë vendosur gjithashtu 340 masa administrative në subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë vendosur në total 4 masa administrative: 3 masa me gjobë në subjekte të cilat janë gjetur në shkelje si bar-kafe dhe institucione publike dhe 1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit.

ISHSH njoftoi se inspektimet do të vijojnë punën në terren me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve./Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *